1. Shorteu do të fillojë në datën 11.05.2022 dhe do të përfundojë në datën 11.07.2022.
2. Në Shorte kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë klientët mbi moshën 18 vjeç, përjashtohen punonjësit e Metropol Group.
3. Për të marrë pjesë në Shorte, pjesëmarrësit duhet të shkruajnë të dhënat e tyre personale (EMER, MBIEMER, NR TELEFONI) në pjesën e dedikuar te kuponit me të cilin kanë kryer blerje mbi vlerën minimale prej 1.000 lekësh.
4. Kuponat do të mblidhen në kutitë e Shorteut të cilat do të jenë prezente në çdo pikë të rrjetit të marketeve Ipermarket, dyqanit Tutto Casa dhe Magic Food.
5. Çmimet që do të jepen në këtë Shorte do të jenë: Makinë Qashqai, 7 smartwatch, 7 scooter, Çmimi prej 70.000 lekë, 57 sekonda çmimi countdown, 7 kondicionerë, 7 çmime me vlerë 10.000 lekë.
6. Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohen me datë 11.07.2022 pranë ambjenteve të Magic Land ora 19:00 ku do të bëhet përzgjedhja rastësore e kuponave fitues të çmimeve vënë në dispozicion nga IPERMARKET, TUTTO CASA, MAGIC FOOD DHE LUBEL RESTORANT
7. Pjesëmarrja në Shorte konsiderohet si pranim automatik nga pjesëmarrësit, i rregullave të përcaktuara si dhe miratimin për trajnimin e të dhënave dhe numrit të telefonit për njoftime të ndryshme, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
8. Marketet që bëjnë pjesë në Shorte janë:
• Ipermarket 1, Lagjja Çlirimi, Qëndra Tregtare Metropol Center
• Ipermarket 2, Lagjja Xhevdet Nepravishta
• Ipermarket 3. Lagjja Skënder Libohova
• Ipermarket 4. Lagjja Gafurr Muço pranë Kryqëzimit të Spitalit
• Ipermarket 5, Lagjja Gafurr Muço pranë Qëndrës Sanitare
• Ipermarket 6, Lagjja Loni Dhamo